Reagon Qerimi, i kërkon ministres Rizvanolli kthimin e ligjshmërisë

Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, Fatos Qerimi, së fundmi, i ka dërguar letër ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, së cilës i ka kërkuar për të shfuqizuar vendimin e datës 13.10.202, siç ka theksuar ai, për të rikthyer ligjshmërinë dhe të drejtën e tij për t’u kthyer në pozitën sekretar i përgjithshëm në ME
“Sipas propozimit tuaj si Ministre e ME, në mungesë absolute të komunikimit me mua si Sekretar i Përgjithshëm i ME, për rendin e ditës për mbledhjen e Qeverisë keni proceduar kërkesë të kundërligjshme duke futur në lajthitje qeverinë si organ kolegjial, për të nxjerrë vendimin NR 34/39, për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës, me të cilin vendim me është vazhduar mandati për Sekretar të Përgjithshëm në ME”, është shkruar ndër të tjera në letrën e Qerimit drejtuar ministres Rizvanolli.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 13.10.2021 ka marrë vendim për të shfuqizuar vendimin përmes të cilit, Fatos Qerimit, i ishte vazhduar mandati i Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.
No description available.
No description available.
No description available.

Show More
Back to top button