6 viktima nga COVID-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit, në Shqipëri kanë vdekur 6 persona nga COVID-19.
Viktimat ishin nga: një qytetar nga Tirana 49 vjeç, një qytetare nga Fieri 60 vjeç, një qytetare nga Gjirokastra 73 vjeç, një qytetar nga Lezha 81 vjeç, një qyetetar nga Elbasani 82 vjeç dhe një qytetar nga Kavaja 84 vjeç.
Ndërsa janë konfirmuar 959 raste të reja me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë me 347, duke vijuar me 70 raste në Shkodër, 51 raste në Durrës, 44 raste në Lushnje, 39 raste në Fier, 37 raste në Vlorë, 35 raste në Korçë, 29 raste në Kurbin, Elbasan, 24 raste në Berat, 23 raste në Krujë, 15 raste në Mallakastër, Pogradec, 14 raste në Sarandë, 12 raste në Kavajë, 11 raste në Kukës, Lezhë, Gramsh, 10 raste në Dibër, Roskovec, 9 raste në Malësi e Madhe, Vorë, 8 raste në Vau i Dejës, Delvinë, Dimal, 7 raste në Patos, 6 raste në Kamëz, 5 raste në Konispol, Devoll, Kuçovë, Peqin, 4 raste në Divjakë, Gjirokastër, Tepelenë, Skrapar, 3 raste në Has, Mirditë, Shijak, Librazhd, 2 raste në Pukë, Tropojë, Bulqizë, Selenicë, Himarë, Dropull, Këlcyrë, 1 rast në Libohovë, Memaliaj, Maliq, Kolonjë, Poliçan.
Janë shëruar 891 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 145 mijë e 845 që nga fillimi i epidemisë.
Në Shqipëri janë 12 mijë e 910 raste aktive me COVID-19./21Media

Back to top button