Kaloni te përmbajtja kryesore

6 vjeçari që humbi familjen në luftë i shkruan letër kryeministrit britanik

6 vjeçaqi Elijah, i cili humbi familjen e tij mes luftimeve në qytetin e rrethuar të Mariupolit, i ka shkruar një letër të hapur kryeministrit britanik, Boris Johnson.
Letra, e cila u shpërnda nga ambasadorja e Britanisë në Ukrainë, Melinda Simmons, vjen ndërsa forcat ruse vazhdojnë me ofensivën e tyre në rajonin e Donbasit.
Më herët gjatë ditës së sotme, guvernatori i rajonit të Luhanskut të Ukrainës, Serhiy Gaidai, tha se kishte rreth 10,000 trupa ruse në rajonin lindor.
“Këto janë (njësitë) që janë përherë në rajonin e Luhanskut, që po përpiqen të sulmojnë dhe po përpiqen të bëjnë përfitime në çdo drejtim që munden,” tha zoti Gaidai në televizionin ukrainas. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button