Traileri i “Elvis” zbulon Austin Butler si mbretin e Rock n’Roll

Portretizimi nga Austin Butler i legjendës së muzikës Elvis Presley në filmin e ardhshëm biografik “Elvis” konsiderohet gjerësisht si roli përcaktues i karrierës së aktorit, megjithatë, në një intervistë të re me GQ, Austin zbuloi se përvoja e tij në xhirimet e filmit ishte aq intensive saqë iu desh të shtrohet në spital.
Xhirimet për këtë film duhej fillonin në mars të vitit 2020, por për shkak të Covid -19 u shtyen.
Kjo do të thotë se  Butler ishte i zhytur në karakterin e tij të Elvis Presley për gati tre vjet, duke mësuar se si të fliste, këndonte dhe të lëvizte si muzikanti, deri në shprehjet e fytyrës.
“Ju mund të humbni kontaktin me atë që jeni në të vërtetë. Dhe unë patjetër e pata këtë kur mbarova Elvisin – duke mos ditur se kush isha. Trupi im sapo filloi të mbyllej një ditë pasi mbarova Elvisin. Të nesërmen u zgjova në katër të mëngjesit me dhimbje torturuese dhe më dërguan me urgjencë në spital”, u shpreh Austin.
Austin më pas u shtrua në spital dhe u diagnostikua me një virus që imitonte apendicitin.
Ai ishte i shtrirë në spital për një javë./21Media

Back to top button