Britney Spears rikthehet në Instagram

Këngëtarja amerikane, Britney Spears u rikthye në Instagram pas një pauze afër një javë, pasi bëri të ditur lajmin se dëshiron një pauzë të shkurtë nga rrjetet sociale në mënyrë që të bëjë festë për fejesën e saj me Sam Asghari.
“Nuk mund të qëndroja më shumë kohë larg Instagramit, prandaj u riktheva”, ka shkruar Britney.
Një burim për Page Six tha se artistja është e lumtur me jetën që po bën, gjithashtu se ajo dëshiron kohë larg nga gjithçka.
Spears dhe Asghari u fejuan më 12 shtator dhe ky hap ishte shumë pozitiv për Spears pas betejës për shumë vjet me radhë me babain e saj, në lidhje me kujdestarinë e tij mbi të bijën, të cilën e fitoi në vitin 2008./21Media

Back to top button