60 bujq bëhen me makina spërkatëse

Komuna e Malishevës sot i ka shpërndarë 60 spërkatëse 400 litërshe, për 60 bujq të kësaj komune.

Ky subvencion është në kuadër të shpalljes publike të Drejtorisë për Bujqësi dhe Blegtori, për subvencionimin e femerëve dhe krahas shpërndarjeve të mekanizimit tjetër bujqësor, janë shpërndarë edhe këto spërkatëse montuese 400 litërshe.

Drejtori i Bujqësisë, Murat Hoxha, ka bërë të ditur se ky projekt i subvencionimit të bujqve kap shumën prej rreth 33 mijë euro.

Sipas tij, përfituesit kanë participuar me 30 për qind të shumës, ndërsa komuna me 70 për qind.

“Ky nuk është projekti i fundit, por është në kuadër të përkrahjes së vazhdueshme në sektorin e bujqësisë për bujqit e komunës sonë, pasi paraprakisht kemi shpërndarë motokultivator, tani spërkatëse montuese 400 litërshe,  e më pas edhe makina mjelëse dhe shpërndarëse të plehut kimik”, ka thënë Hoxha./21Media

Back to top button