60 pacientë me Covid-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

 

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po trajtohen 60 pacientë me Covid-19, 15 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 41 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe 2 të tjerë janë në respiratorë.

Nga Personeli i Spitalit aktualisht janë të infektuar 2 mjekë, 4 infermierë dhe 3 punëtorë të shërbimeve teknike, shkruan rtv21.tv.

Nga ky spital njoftojnë se 2 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19./21Media

Back to top button