60 shtretër të rinj për spitalet e Kosovës

 

Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës i janë shtuar edhe 60 shtretër modern, të cilët janë financuar nga një kredi e Bankës Botërore.

Përmes një postimi në Facebook, SHSKUK bëri të ditur se shtretërit do të shpërndahen në disa klinika të QKUK-së dhe disa spitale të Kosovës.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, kanë qëndruar në Objektin e Mjekësisë Sportive për të parë nga afër ardhjen e shtretërve të rinj, ndërsa vlerësuan se investimet e bëra do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore./21Media

ShSKUK pajiset me 60 shtretër modernë

20 shtretër modernë për përkujdesje intensive, me katër thyerje, që dirigjohen…

Posted by QKUK- Shskuk info on Wednesday, March 17, 2021

 

Back to top button