615 qytetarë gjobiten për mosrespektim të masave antiCOVID-19

 

Qytetarët po vazhdojnë të mos i respektojnë masat antiCOVID-19 të vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 615 gjoba për mosrespektim të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Aktualisht në Kosovë janë 5 mijë e 679 raste aktive me COVID-19.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 58.088 raste nga 219.760 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.456 raste të vdekjes.

Back to top button