Ferizajasi kërcënoi me thikë dy vëllezërit e tij

 

Një person ka kërcënuar me thikë dy vëllezërit e tij mbrëmë në Ferizaj, më pas është arrestuar nga policia e Kosovës.

Bëhet e ditur se ata jetonin në një shtëpi të përbashkët. Me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte kanosur me një thikë dy vëllezërit e tij me të cilët jetojnë së bashku në një shtëpi të përbashkëte. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë”, njofton policia e Kosovës./21Media

Back to top button