Do të kompensohen kompanitë e transportit të udhëtarëve

 

 

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi në konferencë të përbashkët me Shoqatën e Transportit Rrugor kanë bërë të ditur se kompanive të transportit rrugor, do t’ju bëhen kompensimet e humbjeve që kanë pasur këto kompani në kohë të pandemisë COVID-19.

“Ne kemi hartuar një kornizë e cila parasheh një formë të kompensimit për kompanitë të cilat merren me transportin e udhëtarëve. Kjo parasheh që këto kompani të subvencionohen në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike në kuadër të atyre kilometrave që ato kompani bëjnë”, ka thënë Abrashi.

Edhe Ruzhdi Kurtishaj nga Shoqata e Transportit Rrugor ka treguar se kompensimi do të bëhet në bazë të kilometrave të kaluara.

“Është e domosdoshme që këto kompani të subvencionohen në mënyrë që të mbijetojnë në këtë kohë pandemie”, ka thënë Kurtishaj.

Back to top button