63 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 16 në gjendje të rëndë

 

63 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës dhe prej tyre, 16 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, 3 janë në respiratorë dhe 49 janë në oksigjenoterapi.

“Aktualisht po trajtohen 63 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve 3 pacientë janë në Respirator dhe 49 në Oksigjeno terapi dhe nga këta 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, kanë njoftuar nga spitali.

Nga personeli i spitalit, 5 mjekë, 15 infermierë dhe 5 punëtorë nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me virusin korona.

563 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë gjatë vikendit.

Back to top button