Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 592 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 63 raste pozitive.

Sipas IKSHPK-së, asnjë person nuk ka vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë.

Numri total i rasteve pozitive është 15.333 raste nga 64.230 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 616 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 87 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.987 raste, ndërsa, numri i rasteve aktive është 1.730. /21Media