64 mijë e 776 doza të vaksinës antiCovid janë dhënë në Kosovë

 

Ministria e Shëndetësisë sot ka informuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 1.120 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 64.776 doza të vaksinës.

Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit nuk ka vdekur asnjë person që ka qenë i prekur me Covi-19, janë konfirmuar 5 raste të reja, ndërsa janë shëruar 184 qytetarë, .

Ndërkohë, numri i rasteve aktive është 2.201./21Media

Back to top button