658 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 658 raste të reja me COVID-19, nga 6 mijë e 527 testime të kryera.
Rastet pozitive janë nga këto bashki: 217 raste në Tiranë, 98 në Shkodër, 51 në Vlorë, 38 në Durrës, nga 20 raste në Kavajë, Sarandë, 18 në Lezhë, 17 në Vau i Dejës, nga 16 raste në Krujë, Lushnje, Elbasan, nga 15 raste në Kamëz, Fier, 12 në Gjirokastër, 9 në Malësi e Madhe, nga 7 raste në Mat, Pogradec, Kuçovë, nga 5 raste në Kurbin, Berat, nga 4 raste në Dibër, Roskovec, Tepelenë, Poliçan, nga 3 raste në Kukës, Konispol, Memaliaj, Korçë, nga 2 raste në Tropojë, Rrogozhinë, Divjakë, Mallakastër, Cerrik, Peqin, nga 1 rast në Mirditë, Patos, Selenicë, Himarë, Delvinë, Skrapar, Belsh, Gramsh, Librazhd.
Betejën me COVID-19 e kanë humbur dy qytetarë, duke e çuar numrin e viktimave në 2 mijë e 477.
Ndërsa janë shëruar 142 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131 mijë e 184 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht janë 5 mijë e 129 pacientë aktivë me COVID- 19 në të gjithë Shqipërinë.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 73 pacientë./21Media

Back to top button