​Manchester City shkatërron Norwich Cityn në xhiron e dytë të Premierligës

Pasi e nisi keq edicionin e ri të Premierligës duke u mposhtur nga Tottenhami me rezultat 1-0 në xhiron e parë, Manchester City është rikthyer fuqishëm vetëm një javë më pas.
Skuadra e Pep Guardiolas e ka mposhtur Norwich City me rezultat të thellë 5-0 në një ndeshje ku nga minuta e parë luajti edhe Milot Rashica për mysafirët.
Epërsia e Cityt erdhi vetëm pas shtatë minutave lojë kur Krul shënoi autogol, ndërsa Grealish e dyfishoi atë në minutën e 22’ duke shkuar kështu në pushim me dy gola avantazh.
Në pjesën e dytë “Citizens” shënuan edhe tre gola të tjetër përmes Laportes në minutën e 64’, pastaj Sterling 71’ dhe Mahrez 84’.
Pas dy ndeshjeve City ka tri pikë dhe renditet momentalisht në vendin e katërt në renditjen tabelare.

Back to top button