66 pacientë të shtrirë në spital nga Covid-19

66 pacientë janë duke u trajtuar nga Covid-19, në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe të spitaleve të përgjithshme.
32 pacientë janë të shtrirë në klinikat e QKUK-së dhe 34 në spitalet e përgjithshme.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 20 pacientë, Mjekim Intensiv Qendror, 1 pacient, Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 5 pacientë, Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje, Spitali i Gjakovës, 9 pacientë, Spitali i Pejës, 12 pacientë, Spitali i Gjilanit, 7 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë.
Ndërkohë që në 24 orët e fundit është regjistruar një viktimë e 842 raste të reja me Covid-19 në Kosovë./21Media

Back to top button