Dyshohet se kosovari e plagosi me thikë një polic në Ulqin

Shtetasi i Kosovës, E. Rrustemaj 30 vjeç  është arrestuar në Ulqin për plagosjen e policit të Ulqinit, Miradin Paljeviq.
Siç raporton “Vijesti” dyshohet se Rrustemaj qëlloi Paljeviqin në natën mes të shtunës dhe të dielës rreth orës 02:40.
Sipas të njëjtave informacione, prokurori themelor i shtetit, Faruk Resulbegoviq, ka nxjerrë vendimin për paraburgim.
Ai, siç dyshohet, e ka goditur me thikë në kofshën e këmbës së djathtë.
I dyshuari është arratisur, por tani është gjetur dhe arrestuar disa orë më vonë./21Media

Back to top button