Varhelyi me Ramën në konferencë: Ne ju duam në BE

Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi tha se se mesazhi është i qartë për qytetarët e Shqipërisë.
“Mesazhi im drejt qytetarëve të Shqipërisë është sjumë i thjeshtë, ne duam që ju të jeni pjesë e familjes europiane dhe kjo as që diskutohet. Takimi i sotëm dërgon një sinjal politik të fuqishëm drejt angazhimit, drejt zotimit dhe të procesit të anëtarësimit dhe specifikisht për Shqipërinë për herë të parë. Nga sot e tutje do të injektojmë n negociatat për Shqipërinë më shumë besueshmëri, parashikueshmëri, dinamizëm dhe shtytje politike të qartë. Shqipëria mund ti besojë komisionit dhe roli ynë është që ne të bëjmë të sigurtë që Shqipëria të jetë e mirëpërgatitur për tu bërë pjesë e familjes europiane, qoftë në fushën e sundimit të ligjit, të drejtat e njeriut, politikat socio-ekonomike etj.”, tha Várhelyi gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Jan Lipavský
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, sot kanë filluar zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në këtë ditë historike, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i ka uruar shtetet fqinje./21Media

Back to top button