666 raste aktive me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë janë 666 raste aktive me COVID-19.
Komunat me numrin më të madh të rasteve aktive janë Prishtina me 169 raste, Ferizaj dhe Gjilani me nga 64, Prizreni me 56, Klina me 32 dhe të tjera.
Dje janë regjistruar 34 raste të reja me COVID-19, nga 991 testime të kryera.
Ndërsa janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223 mijë e 469./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?