Goditet nga një trung peme, humb jetën shqiptari në Itali

27 vjeçari punonte si kopshtar në Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Xhenova të Italisë, ku një shqiptar që punonte si kopshtar ka humbur aksidentalisht jetën.

I ndjeri është shtetasi K. N, 27 vjeç, i cili u godit dje nga një trung peme ndërsa punonte së bashku me një tjetër shqiptar në një kopsht të komunës Arenzano. Mediat italiane raportojnë se i riu u dërgua menjëherë në spitalin “San Martino” ku edhe mbylli sytë.

Ngjarja po hetohet si aksidentale nga policia italiane. Ndërkaq një hetim është hapur rreth rastit në fjalë, pasi shqiptarit i kishte mbaruar leja e qëndrimit dhe punonte prej muajsh në të zezë.

Back to top button