Sulmohen deputetët e opozitës, SHBA dënon sulmin

Kaos në Venezuelë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar sulmin e ndërmarrë nga mbështetësit e Qeverisë së Venezuelës kundër deputetëve të opozitës në ndërtesën e Parlamentit.

Një zëdhënëse e Stejt Departmentit amerikan deklaroi se dhuna, e ushtruar gjatë shënimit të Ditës së Pavarësisë së Venezuelës, paraqet një sulm kundër parimeve demokratike të vlefshme për njerëzit, të cilat para 206 vjetëve luftuan për pavarësinë e Venezuelës.

Disa dhjetëra aktivistë pro-qeveritar hynë të mërkurën në mbrëmje në ndërtesën e Parlamentit, i cili kontrollohet nga opozita, përderisa po zhvillohej seanca e jashtëzakonshme me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Aktivistët shkaktuan kaos brenda ndërtesës dhe me këtë rast u lënduan disa deputetë dhe gazetarë. Presidenti i Parlamentit që kontrollohet nga opozita, Hulio Borhes, tha se gjatë sulmit janë lënduar pesë deputetë, të cilët janë dërguar në spital./21Media

Back to top button