Njoftim nga ambasada për lotarinë amerikane

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka dhënë spjegime për lotarinë amerikane

Ambasada e SHBA-së në Tiranë përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se lotaria amerikane është diçka që bëhet pa pagesë, ndërsa bëhet thirrje që të paguhen para.

“A e dinit se përzgjedhja për lotarinë amerikane bëhet në Shtetet e Bashkuara dhe është krejtësisht e rastësishme. Kjo do të thotë se askush në Shqipëri nuk mund t’ju garantojë juve se do të përzgjidheni për këtë program. Kujdes nga mashtrimet! Aplikimi për lotarinë amerikane është pa pagesë “, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-ve.

Back to top button