Demonstrata të dhunshme në Hamburg

Policë të lënduar, dyqane të thyera, gjendje  jashtë kontrollit në qytetin gjerman

Demonstratat kundër takimit të G20-ës në Hamburg po vazhdojnë edhe në orët e mbrëmjes,  por ato janë më të dhunshme.

Shumë barrikada janë vendosur nëpër rrugët e Hamburgut, shumica e të cilave janë me zjarr. Banorët mundohen të fikin zjarrin, por sulmohen nga protestuesit e dhunshëm, raporton n-tv.de, përcjell rtv21.tv

Presidenti gjerman, Steinmeier bën thirrje që në shumë pjesë të Hamburgut menjëherë të ndërpriten demonstratat e dhunshme.

Raportohet se aktualisht rreth 200 policë janë të lënduar, disa dyqaneve u janë thyer xhamat, ku nga protestuesit po vidhen mallrat.

Si përforcim shtesë në Hamburg kanë shkuar edhe policë nga qytete tjera gjermane.

Po ashtu, raportohet se është thyer një filiale e bankës “Sparkasse”, derisa në pjesën  ‘St.Pauli’ në Hamburg gjendja është jashtë kontrollit./21Media

Back to top button