68 shoferë u gjobiten sot në rrugën “Xhorxh Bush”

Policia e Kosovës po gjobit gjatë së hënës shoferët që po futen me vetura në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë.
Policia e Kosovës për portalin rtv21.tv ka treguar se vetëm sot në këtë rrugë janë shqiptuar hiç më pak se 68 tiketa dënimi.
“Njësiti i Trafikut të Qytetit, në ditët e para ka dhënë vetëm vërejtje , sot ka filluar me shqiptimin e gjobave për ata që e kanë të ndaluar dhe hyjnë në zonën në fjalë, dhe deri tani janë shqiptuar 68 tiketa”, ka thënë Policia për rtv21.tv.
Komuna e Prishtinës kanë bërë me dije se shoferëtt që futen në këtë rrugë, do të dënohen me 500 euro gjobë dhe mund t’u merret patentë shoferi për 1 vjet.
Vetëm taksitë, autobusët dhe automjetet emergjente (policia, zjarrfikësit dhe autoambulancat) mund të lëvizin në këtë rrugë./21Media

Back to top button