Merkel thotë se ka ”dallime të thella” me Erdoganin

“Janë çështje, të cilat vetë i kam nisur dhe të cilat tregojnë dallime të thella”, ka thënë Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel sot pas përfundimit të samitit G20 në Hamburg tha se mbeten “dallime të thella” ndërmjet saj dhe presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, pas takimit që patën në samit.

“Arrestimi i armiqve shtetërorë pas tentimit për puç vitin e kaluar në Turqi dhe kontestit rreth bazës në Turqi “janë çështje, të cilat vetë i kam nisur dhe të cilat tregojnë dallime të thella”, ka thënë Merkel, transmeton AFP.

Ndryshe, vendet e G20-tës sot arritën një kompromis mbi klimën, për të evituar një thyerje përfundimtare me SHBA-të, pas daljes së amerikanëve nga Marrëveshja e Parisit.

Back to top button