Kaloni te përmbajtja kryesore

Orizarja e Velesit pa ujë!, komuna dhe pushteti fajësojnë njëra tjetrën

”Nuk e di se çfarë do të bëjmë por me të vërtetë është rëndë të jetosh pa ujë”

Rreth dy mijë banorë të fshatit Orizare e Epërme në Veles, përjetojnë fatin e njëjtë me Elzin Lekovic-in. Ai si anëtarë i shoqatës “Zëri i Orizares”, shpjegon hallet më të cilat përballen banorët e kësaj zone, në mungesë të ujit. Për këtë shkak, në shenj proteste, ditëve të fundit banorët e Orizares kanë bllokuar rrugën, duke kërkuar kështu zgjidhje të problemit.

“E kemi të patjetërsueshme të ndërmarrim masa, ta bllokojmë ndërmarrjen Derven, komunën apo autobahnin, nuk e di se çfarë do të bëjmë por me të vërtetë është rëndë të jetosh pa ujë.”04:25 “Ata e hedhin fajin tek ne, kinse nuk e shfrytëzojmë ujin racionalisht. Si mund të mos e shfrytëzojmë ujin racionalisht. E ke patjetër të bësh një dush në ditë!”, tha Elzin Lekovci, anëtarë i shoqatës “Zëri i Orizares.”

Komuna e Velesit për zgjidhjen e këtij problemi ka hartuar një projekt, i cili parasheh zgjerimin e gypit i cili e dërgon ujin në fshatin Orizare. Këtë projekt e ka dërguar në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve para dy vitesh, por deri tani, ende nuk kanë marrë pëlqim për fillimin e punimeve. Madje, Kryetari i Komunës se Velsit Sllavço Çadiev, thotë se ka lëshuar disa urgjenca drejt ministrisë së transportit për përshpejtimin e procedurës.

“Ne kemi bërë një projekt i cili tani gjendet në sitaret e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve. Atje është dorëzuar nga viti 2014, dhe do të kushtoj diku rreth 14 milion denarë.” Ndërkohë konsultantët kanë kërkuar disa dokumente plotësuese, ne të gjithë i kemi ridërguar dhe tani presim që të na aprovohet projekti. Unë kam dërguar edhe urgjencë deri te Ministri i Transportit, që nëse mundet të na ndihmoj, në pajtim me ligjin ta përshpejtoje procedurën dhe pres që se shpejti, ministri do e bëje një gjë të tillë. Ne kemi lëshuar disa urgjenca, mendoj se ditëve në vijim do të na thëret ministri në bisedime”, tha Sllavço Çadiev, Kryetar i Komunës së Velesit.

Por Ministria e Transportit dhe Lidhjeve flet të kundërtën. Sipas tyre, Komuna e Velesit po i shmanget takimit me Ministrinë e Transportit, duke e vonuar kështu procedurën e zgjidhjes së problemit të banorëve. Madje, dokumentacioni i projektit i dorëzuar nga Komuna e Velesit për zgjerimin e gypit të ujit, nuk ka qenë i kompletuar, thonë nga ministria.

“Ministria për transport dhe lidhje disa herë është munduar që të kontaktojë me Komunën e Velesit me qëllim që të fillohet me realizimin e disa projekteve mes të cilave edhe “Projekti për rekonstruimin e ujësjellësit prej lagjes Prevalec deri në fshatin Orizre”. Tentimi i fundit për takim nga ana e Ministrisë së transportit është bërë para dy muajve, por komuna e Velesin nuk i është përgjigjur as kësaj thirrjeje.Në interes të qytetarëve të vet është e nevojshme që Komuna e Velesit ta kompletojë dokumentacionin e nevojshëm për projektin që të mund i njëjti të aprovohet nga ana e EIB që të mund të sigurohen mjetet për realizimin e tij”, nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Problemi i ujit në Orizare të Epërme është më i theksuar gjatë stinës së thatë të verës. Në mungesë të ujit, banorët janë dakorduar që fshatin ta ndajnë në dy pjesë dhe ujin ta përdorin me reduktime. Ndërsa me ujin menaxhon ndërmarrja publike komunale “Dërveni”, raporton TV21./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button