7 mijë e 145 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

 

7 mijë e 145 janë të konfirmuar se bartin Covid-19 aktualisht në Kosovë. Në bazë të raportit të fundit të Institutit  Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  edhe pesë persona kanë vdekur nga Covid-19, ndërsa janë regjistruar 437 raste të reja nga 2 mijë e 643 mostra të testuara.

Numri total i rasteve pozitive është 67 mijë e 906 raste nga 297 mijë e 628 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 587 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 255 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59 mijë e 174 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7 mijë e 145./21Media

Back to top button