7 mijë e 835 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

 

169 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar 24 orët e fundit në Kosovë. Që nga muaji marsi kur në vendin tonë u paraqitën dy rastet e para me COVID-19 e deri më tash numri total i rasteve pozitive ka shkuar në 52.134 raste nga 188.138 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njoftoi se brenda 24 orëve të fundit si shkak i infektimit me covid-19 kanë vdekur 7 persona, e me këto vdekje numri total i viktimave nga ky virus ka arritur në 1 mijë e 351.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 313 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 42.948 raste. Ndërkohë që në vend janë 7 mijë e 835 raste aktive me COVID-19./21Media

Back to top button