7 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

 
 
Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë konfirmuar 7 raste të reja me COVID-19,  nga 2 mijë e 962 testime të kryera.
Rastet pozitive janë nga këto bashki: 4 raste në Tiranë, 2 në Lezhë, 1 në Has.
Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë nga virusi.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129 mijë e 888 që nga fillimi i pandemisë.
Aktualisht janë 134 pacientë aktivë me COVID-19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 18 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive./21Media

Back to top button