Samiti Biden-Putin ka përfunduar

 
 
Samiti i zgjeruar midis presidentit të SHBA-së, Joe Biden dhe presidentit rus Vladimir Putin dhe delegacioneve të tyre ka përfunduar, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.
Sipas CNN, ishte vetëm një takim dypalësh më i madh, jo vetëm ndërmjet të dyve, me nga një ndihmës.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se takimet që ishin planifikuar zyrtarisht për samitin tani kanë përfunduar, por ato nuk po përjashtojnë atë që secili udhëheqës vendos të bëjë tani.
Takimi u mbajt me dyer të mbyllura, teksa në fillim pati tensione mes gazetarëve amerikanë e rusë, në momentin kur të dy liderët u takuan, e reporterët duhej të largoheshin nga aty. Gazetarë nga të dy shtetet mësyen dyert e villës ku po takohen liderët, duke nxitur ndërhyrjen e forcave të sigurisë nga të dyja vendet. Edhe me gazetarët të cilët janë lejuar brenda kishte probleme, ngase zyrtarët rusë u kishin thënë reporterëve se ndalohet fotografimi.
Marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar për vite me radhë, veçanërisht pas aneksimin të Krimesë në Ukrainë nga Rusia në vitin 2014, pastaj ndërhyrjen e saj në Siri dhe akuzat e SHBA-së për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016 që sollën Donald Trumpin në Shtëpinë e Bardhë. Moska i mohon akuzat.
Raportet u përshkallëzuan më shumë në mars kur Biden tha se ai mendonte se Putini ishte një “vrasës”, duke e nxitur Rusinë të thërriste ambasadorin e saj në Uashington për konsultime. Shtetet e Bashkuara tërhoqën ambasadorin e tyre në prill. Ambasadorët nuk janë kthyer më./21Media

Back to top button