7 të vdekur dhe 186 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

 

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informoi për 186 persona të infektuar me koronavirus, brenda 24 orëve nga gjithsej 1674 teste të realizuara.

Në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 85 pacientë të shëruar, ndërsa kanë humbur jetën 7 pacientë si pasojë e Covid-19.

Bilanci i të infektuarve me koronavirus shkon në 16.274, i pacientëve të shëruar 13.635 ndërsa numri i viktimave 675. Numri i rasteve aktive del të jetë 1964./21Media

Back to top button