7 të vdekur, mbi 1 mijë e 700 raste të reja në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë sot ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur shtatë persona që kanë qenë të prfekur nga Covid-19, ndërsa janë regjistruar 1.732 raste pozitive nga realizimi i 6.928 testimeve.
204 raste nga 1.732 rastet e reja, janë riinfektime.
Në po të njëjtën periudhë janë regjistruar 1.035 të shëruar.
Nga ana tjetër, në Regjistrin për persona të vdekur nga Covid-19 janë regjistruar edhe 6 viktima, të cilët kanë ndërruar jetë gjatë periudhës 24.12.2021-11.01.2022, transmeton TV21.
Deri tani janë realizuar 1.692.991 testime, prej të cilave pozitivë kanë rezultuar 241.651 persona. Numri i personave të shëruar arrin në 218.340, i të vdekurve në 8.083, ndërkaq i rasteve aktive në 15.228, shkruan TV21./21Media

Back to top button