Lviv mbërrin kufirin e kapacitetit me refugjatë

Qyteti perëndimor i Ukrainës, Lviv, ka arritur kufirin e kapacitetit për të ndihmuar refugjatët e zhvendosur nga pushtimi rus.
Qindra mijëra njerëz të zhvendosur kanë ardhur në Lviv që nga fillimi i pushtimit, duke vënë një tendosje të madhe në burimet e qytetit.
Kryebashkiaku Andriy Sadoviy tha se rreth 200,000 njerëz po qëndronin tani në Lviv dhe rreth 50,000 po kalonin nëpër stacion çdo ditë.
“Ne e kuptojmë se do të ketë një valë tjetër”, tha Sadoviy. Ai u bëri thirrje organizatave ndërkombëtare humanitare që të rrisin ndihmën e tyre për qytetin.
Të hënën në mëngjes, Viktoria Khrystenko, një zyrtare e këshillit bashkiak, i tha BBC-së se të gjithë shtretërit e përkohshëm të strehimit të qytetit ishin marrë dhe ajo u kërkoi bizneseve lokale të hapnin vitrinat e tyre dhe njësitë e magazinimit për të marrë njerëzit.
Stacioni qendror i Lvivit është bërë një pikë kalimi për njerëzit që ikin nga vendet në të gjithë Ukrainën – veçanërisht qytetet e granatuara rëndë të Kharkiv, Mariupol dhe Chernihiv, dhe kryeqyteti Kiev./21Media

Back to top button