7 viktima nga Covid-19, 197 raste të reja në Shqipëri

Shtatë viktima dhe 197 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë me 93 raste, 21 në Fier, 9 në Gjirokastër, nga 8 qytetarë në Kamëz, Sarandë, 7 në Durrës, nga 4 qytetarë në Skrapar, Tepelenë, Konispol, Vorë, nga 3 qytetarë Tropojë, Lezhë, Lushnje, Divjakë, Berat, nga 2 qytetarë në Gramsh, Elbasan, Mallakastër, nga 1 qytetar në Kukës, Kurbin, Krujë, Dibër, Bulqizë, Mat, Patos, Vlorë, Delvinë, Këlcyrë, Pogradec, Kolonjë, Poliçan, Peqin.
Në Shqiperi aktualisht janë 7 mijë e 717 raste aktive.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 166 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetar nga Elbasani 61 vjeç, tre qytetarë nga Tirana të moshave 68-78 vjeç, një qytetare nga Elbasani 74 vjeçe, një qytetare nga Pogradeci 83 vjeçe, një qytetar nga Berati 86 vjeç.
Janë shëruar 229 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174,849 që nga fillimi i epidemisë./oranews

Back to top button