FIFA gjobit Shqipërinë

Jo vetëm denim për incidentet në “Air Albania” për ndeshjen me Poloninë. Shqipëria e pëson edhe nga një tekë e tifozëve, ose më saktë nga tifozlliku i njerëzve për partitë politike në Shqipëri.
Ja që ndodh edhe kështu pasi Federata Shqiptare e Futbollit do të paguajë plot 37.500 franga zvicerane si denim për një mesazh me dron që u ngrit në ndeshjen Shqipëri-Hungari.
Droni nuk ishte për të treguar patriotizmin siç ndodhi në mes të Beogradit por u bë nga disa militantë të Partisë Socialiste që donin të shprehnin mbështetjen për deputetin e tyre të zones Taulant Balla.
Në fakt reagimi atë ditë ishte pas vendimit nga kryeministri Rama që hoqi Taulant Ballën si drejtues politik në Elbasan, duke e spostuar në Fier dhe i reduktoi ndjeshëm detyrat në PS teksa e largoi nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm dhe nuk i dha asnjë post në kabinetin qeverisës.
Ndoshta përsëritja e incidenteve ka shtyrë FIFA-n më pas të dënojë sërish Shqipërinë në ndeshjen pasardhëse me një ndeshje pa tifozë dhe 150 mijë Franga për ato që ndodhën në sfidën me Poloninë./oranews

Back to top button