7 viktima nga COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë konfirmuar 173 raste të reja me COVID-19 nga 5 mijë e 95 testime të kryera.
Kurse betejën me virusin e kanë humbur 7 qytetarë.
Janë shëruar 1 mijë e 434 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 148 mijë e 781.
Në total numri i rasteve aktive është 7 mijë e 635.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 17 mijë e 643 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 193 mijë e 786 doza të vaksinës.
Deri më sot 453 mijë e 760 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media

Back to top button