Veprimet në Bërnajk e Jarinjë, MPB: Shfrytëzoni pikat tjera kufitare

Ministria e Punëve të Brendshme, sot informoi se duke vazhduar ndërmarrjen e veprimeve policore në nivel vendi, përfshirë të gjitha pikat e kalimit kufitar me qëllim të zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë-konkretisht targave të automjeteve, gjatë 24 orëve të fundit ministria ka lëshuar 1.455 targa provuese.
Siç informoi MPB, Me qëllim të mundësimit të qarkullimit të lëvizjes së lirë, qytetarët që planifikojnë të shfrytëzojnë pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë, që mundësisht të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim, për shkak të krijimit të pengesave të mundshme.
“Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës vlerësojnë situatën e qetë dhe pa incidente, ndërsa angazhimi dhe realizimi i detyrave policore do të vazhdoj në interes të ruajtjes së rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend.”, u bë e ditur në komunikatën e ministris.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës dje ka vendosur masë reciprociteti ndaj Serbisë për targat e automjeteve. Sipas vendimit, veturat që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikëkalimet kufitare të Kosovës.
Qeveria e Kosovës deklaruar se të gjithë shoferët me targa të lëshuara nga Serbia duhet të paguajnë 5 euro për targa të përkohshme dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë./21Media

Back to top button