7 viktima nga COVID-19 në Maqedoni

 

 

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 347 raste të reja me COVID-19 nga 2 mijë e 383 testimet e realizuara.

Rastet e reja janë në: Shkup – 157, Prilep – 35, Kavadar – 26, Ohër -19, Kumanovë – 14, Shtip dhe Negotinë nga 13, Tetovë – 12, Gjvgjeli – 10, Veles dhe Krushevë nga 6, Manastir, Gostivar dhe Dellçevë nga 5, Strugë, Dibër, Kriva Pallankë dhe Vinicë nga 3, Resnjë, Vallandovë dhe Kratovë nga 2 ndërkaq në Strumicë, Koçan dhe Makedonska Kamenicë nga 1 rast.

Betejën me virusin e kanë humbur 7 persona, ndërsa 168 pacientë janë shëruar.

Viktimat janë 4 nga Shkupi të moshës 80, 79, 69 dhe 61-vjeçare, dhe nga një viktimë janë regjistruar në Kumanovë (80), në Veles(66) dhe në Prilep (61)./TV21

Back to top button