Ndalohen 5 persona për rrëmbim, në mesin e tyre 2 zyrtarë policorë

 

Nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Rrëmbim” Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar pesë (5) persona, tani të pandehurit V.K., B.N., M.I., F.S., dhe V.K. në kohëzgjatje prej 48 orëve.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndërmarrë këto veprime në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës, pasi që në mesin e të pandehurve janë dy zyrtarë policorë.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Dyshohet se rasti ka ndodhur në fshatin Stanishor Komuna e Novobërdës, ku të pandehurit më 16 Shkurt 2021, me qëllim të përfitimit material, kanë rrëmbyer dy shtetas të Maqedonisë, të cilët i kanë mbajtur në një villë në vendin e lartcekur.

Bëhet e ditur se prokurori i rastit, brenda afatit ligjor do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjilan./21Media

Back to top button