711 milionë euro, investimet e huaja direkte në Shqipëri

Investimet e huaja në ekonominë e Shqipërisë kanë vijuar të ndjekin trendin në rritje gjatë vitit 2021.
Banka e Shqipërisë, së fundmi publikoi statistikat sipas të cilave, për 9-mujorin 2021 Shqipëria ka arritur investime të huaja direkte në vlerën e 711 milionë eurove.
Krahasuar me një vit më parë, investime të huaja direkte në ekonominë e vendit janë rritur me 1.1%.
Trendi në rritje i investimeve të huaja direkte është kryesisht kontribut i investitorëve ekzistues por edhe sipërmarrjeve të reja.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë kanë treguar se niveli më i lartë i IHD-ve është shënuar në 3-mujorin e tretë të vitit, ku kanë arritur në vlerën 251 milionë euro, ose 3.3% më shumë krahasuar me 3- mujorin e tretë të 2020.

Back to top button