72 mijë e 637 persona të vaksinuar deri tani në Kosovë

 

Aktualisht në Kosovë janë vaksinuar 72 mijë e 637 persona, derisa vetëm në 24 orët e fundit, 2 mijë 955 persona kanë marrë vaksinën anti-COVID. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Sipas statistikave numri i rasteve aktive me koronavirus është 1 mijë e 652, përfshirë 12 rastet e fundit aktive që rezultuan.

Që nga fillimi i pandemisë janë shëruar 103 mijë e 564 pacientë, ndërsa janë testuar 619 mijë e 91 persona.

Numri i personave të vdekur nga Covid-19 gjithsej është 2 mijë e 243./21Media

Back to top button