Treni përplas punëtorët e hekurudhës, 9 të vdekur

 

Nëntë njerëz humbën jetën të premten në mëngjes kur një tren përplasi punëtorët e ndërtimit hekurudhor në qytetin Jinchang të Provincës Gansu të Kinës Veriperëndimore.

Shpëtimi dhe hetimet paraprake janë duke u zhvilluar ende, transmeton rtv21.tv.

Viktimat ishin të gjithë punëtorët e ndërtimit, njoftoi Televizioni Qendror i Kinës (CCTV).

Aksidenti ndodhi rreth orës 5:19 të mëngjesit, kur treni po drejtohej nga Urumqi i Rajonit Autonom Xinjiang Uygur të Kinës

Veriperëndimore për në Hangzhou të Provincës Zhejiang të Kinës Lindore./21Media

Back to top button