73 pacientë me COVID-19 në kujdes intensiv
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) tha se sot në spitalet dhe klinikat ku trajtohen pacientët me koronavirus janë të shtrirë 1 mijë e 171 pacientë, prej tyre 1 mijë e 44 janë të konfirmuar me koronavirus.
Një ditë më parë ishin raportuar 1 mijë e 209 pacientë. Pra, të shtunën 38 pacientë më pak po trajtohen në këto institucione shëndetësore.
Sipas raportit ditor, 73 pacientë janë në kujdes intensiv, ndërkaq 978 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.
“Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë të shtrirë 398 pacientë, 391 prej tyre me COVID-19 ndërsa 349 po trajtohen me oksigjeno-terapi. Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 773 pacientë, 653 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 629 me oksigjeno-terapi”, thuhet në njoftim.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 104 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 109 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 63 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 89 pacientë
Mjekimi Intensiv COVID-19, 20 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 10 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë
Spitali i Prizrenit, 171 pacientë
Spitali i Gjakovës, 106 pacientë
Spitali i Pejës, 212 pacientë
Spitali i Gjilanit, 128 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 29 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 50 pacientë
Spitali i Ferizajt, 77 pacientë
Ministria e Shëndetësisë njoftoi të premten se janë regjistruar edhe 26 vdekje dhe 1 mijë e 448 raste të reja me koronavirus./21Media