7500 euro në muaj për këshilltarin e Gërvallës, reagon Besnik Tahir

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka kritikuar Ministrinë e Punëve të Jashtme për pagën e lartë të këshilltarit Gani Jakupi.

Ai ka thënë se nuk mund të bëhet fjalë për barazi sociale, kur një këshilltar paguhet 7.500 euro në muaj.

“Një qeveri, e cila pretendon që angazhohet për barazi dhe drejtësi sociale raportohet se po shpenzon 7.500 euro mujore për shërbimet e një këshilltari të jashtëm politik”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Derisa ka shtuar se heshtja e qeverisë ndaj këtij skandali është hipokrizi dhe mashtrim politik.

“Folni mos shuni” ka shkruar tutje Tahiri/21Media

Back to top button