Hovenier viziton ushtarët amerikanë, flet për lidhjet e forta Kosovë-ShBA

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, Ditën e Falënderimeve e ka kaluar në kampet ushtarake Bondsteel dhe Nothing Hill.

Në platformën X, ai i ka falënderuar ushtarët dhe të gjithë personat e angazhuar për marrëdhënien e fortë ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së.

“I nderuar të kaloj Ditën e Falënderimeve në Camp Bondsteel dhe Camp Nothing Hill me anëtarët e shërbimit amerikan që shërbejnë jashtë shtetit dhe larg familjeve të tyre dhe me mysafirë kosovarë. Faleminderit për ushtarët tanë dhe të gjithë nëpunësit tanë publikë, si dhe për marrëdhënien e fortë dhe të qëndrueshme midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gëzuar Ditën e Falënderimeve!”, ka shkruar ambasadori Hovenier.

Back to top button