76 mijë vizitorë të huaj erdhën në Shqipëri për shtatë muaj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se në këto shtatë muaj 76 mijë vizitorë të huaj kanë ardhur në Shqipëri. Sipas Ramës, rreth 50% më shumë se një vit më parë.
Rama bëri të ditur se ka pasur rritje të turistëve kanadez, ku sipas shifrave që ka kryeministri shqiptar, 13 mijë është numri që vizituan Shqipërinë krahasuar me 5 mijë të së njëjtës periudhë vitin e kaluar.
“Lumi i Shalës dhe Liqeni i Komanit janë destinacionet që po kthehen ndër më të preferuarit e turistëve të huaj. Dy blogerët kanadezë Steve&Ivana së bashku me miken e tyre amerikane kanë vendosur t’i eksplorojnë përmes lundrimit me kajak këto perla të natyrës shqiptare, duke e ndarë me ndjekësit e vlogut të tyre këtë përvojë unike”, shkroi Rama./21Media

Back to top button