Kaloni te përmbajtja kryesore

76-vjeçarit në Ferizaj i gjenden pushkë gjuetie, pistoletë e municion në shtëpi

Një 76-vjeçari i është gjetur një pistoletë, një pushkë gjuetie dhe municion në Ferizaj.

Sipas Policisë, informacionet ishin se ai posedonte një armaë me leje të skaduar.

“Me datë 23.02.2025, rreth orës 12:15, Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Ferizaj ka pranuar informacionin se një person, mashkull, kosovar, 76 vjeç, nga fshati Dardani, Ferizaj, po mbante në pronësi armë zjarri me leje të skaduar që nga viti 2021”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se të dyshuarit iu sekuestrua një pushkë gjuetie, një revole dhe një sasi e municionit.

“Pas pranimit të kësaj informate, Njësiti i Hetimeve ka kontaktuar me personin, i cili mbante në mënyrë të paautorizuar armë zjarri. Si rezultat, në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar: – 1 pushkë gjuetie, 35 fishekë gjuetie- 1 pistoletë (revole) me 47 fishekë”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë.

Bëhet e ditur se me autorizim të prokurorit të shtetit, është iniciuar procedura për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa i dyshuari është liruar.
Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button