Kaloni te përmbajtja kryesore

78 pacientë me Covid-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

 

78 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Nga spitali kanë njoftuar se 57 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe 15 në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Aktualisht 78 pacientë janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 3 pacientë janë në Respirator (CPAP), 57 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 6 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e spitalit.

227 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë gjatë ditës së djeshme dhe nga këta 20 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button