8 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 8 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, nga 2 mijë e 133 testime të kryera.
Gjatë këtyre orëve nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Ndërsa janë shëruar 32 qytetarë, duke e çuar në 105 mijë e 495 numrin e të shëruarve.
Në total numri i rasteve aktive është 108.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 6 mijë e 503 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 270 mijë e 641 doza të vaksinës.
Deri më sot 72 mijë e 476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë/21Media

Back to top button